Edhe pse propozim ligji për prokurorinë publike do të duhej që sot të dorëzohet në Qeveri, ndërsa që nga dita e nesërme të futej në procedurë parlamentare, ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska nuk e bëri këtë gjë, duke i dhënë kështu edhe një mundësi opozitës që të kyçet në procesin e sjelljes së ligjit. Këtë gjë e bënë të ditur nga kabineti i ministres nëpërmjet një komunikate,
Kabineti i ministres së drejtësisë
“Ligji i prokurorisë publike po përgatitet tashmë një kohë të gjatë në Ministrinë e Drejtësisë, nga grupi i punës ku marrin pjesë ekspertët vendorë, komuniteti shkencorë, prokurorë publikë, ekspertë të huaj, madje edhe prokurorë të huaj publikë të cilët japin sugjerime dhe mendime lidhur me disa çështje të caktuara që lidhen me ligjin. Ligji është akoma në tavolinë dhe derisa VMRO-DPMNE dëshiron të merr pjesë në proces, atëherë le të përgatit amendamente në këtë tekst, gjithçka tjetër është alibi për mossjellje të ligjit. ”
Përndryshe Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje ka realizuar takime të ndara me grupet më të vogla të deputetëve rreth ligjit për prokurorinë publike, në të cilat deputetët duhet t’i japin vërejtjet përfundimtare për ligjin. Negociatat e Deskoskës me grupet më të vogla të deputetëve paraqesin tentim që të sigurohet 80 deputetë pa VMRO-DPMNE-në për ligjin të miratohet pas shpërndarjes së Parlamentit më 12 shkurt. Takim me grupin e pavarur të VMRO-DPMNE-së, ka realizuar edhe Ambasadorja e SHBA-së Kejt Mëri Bërns.
Takimi i fundit mes grupeve të punës ishte të premten e kaluar ku pas saj u dorëzuan amendamente për ligjin e prokurorisë nga ana e disa grupeve të deputetëve.
Amendamente nuk dorëzuan vetëm nga VMRO-DPMNE, të cilët thanë se duhet të merren parasysh vërejtjet e ekspertëve të dala nga diskutimi publik dhe teksti të formulohet në bazë të atyre vërejtjeve. Nga VMRO-DPMNE, kërkuan që ministrja Deskoksa të përpilojë tekstin së bashku me ekspertët, pasi sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë do të kishte një tekst më të mirë dhe konsensus më të gjerë.



