Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska do të jetë përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut në Komisionin e Venedikut, apo anëtare e këtij komisioni. Emri i saj u nominua dje në seancën qeveritare.
Ajo për televizonin Alfa e konfirmoi këtë.
“Vendet të cilat shpesh dërgojnë ligje për mendim në Komisonin e Venecias, nominojnë ministra apo zëvendës ministra në qoftë se janë ekspertë, për koordinim më të mirë dhe harmonizimin e ligjeve të vendit me pikëpamjet e Komisionit të Venecias” tha Deskoska për Alfa.