Procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore për lëndën ‘’Tarifa’’ sot është ndërprerë për shkak se njërit nga dëshmitarët i ka rënë të fiktë. Gjyqtarja Sofçe Gavriloska e ka ndërprerë seancën pasi dëshmitarit të dytë në këtë proces, Vlatko Çakarovski, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Gjykimi do të vazhdoj në fillim të muajit mars.
Çakarovski është ankuar se nuk ndihet mirë dhe se mjekët e kishin konstatuar gjendjen e përkeqësuar shëndetësore. Përndryshe, Çakarovski ka qenë pjesë e grupës punuese për implementimin e ERP (Enterprise Resource Planning) sistemit. Ai është paraqitur si dëshmitar i palës mbrojtëse dhe Prokurorisë speciale.
Para Çakarovskit kishte dëshmuar Zharko Milenkovski, pornar i kompanisë NES, partner në konsorciumin për prokurimin e softuerit të sistemit ERP për nevojat e SHA ELEM. Ai ka pranuar se kompania e tij ka aplikuar në tender dhe se personat e akuzuar kanë qenë pjesë e bisedimeve.
‘’Nenad Gjorgjevski dhe Dejan Boshkovski kanë qenë pjesë e bisedimeve për prokurimin e sistemit ERP. Ne si kompani duhej të marrim pjesë në implementimin e modulit të meanxhmentit të dokumentimit të sistemit,’’ ka deklaruar Milenkovski.
Mbrojta e të akuzuarve ka thënë se me 160 dëshmitarë do ta dëshmoj se klientët e tyre janë të pafajshëm. Nga ana tjetër PSP kanë qëndruar në atë se do ta dëshmojnë se të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrëtare.
Dejan Boshkovski, Nenad Gjorgjevski, Metodi Stojmenovski dhe shtatë persona të tjerë ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjatë prokurim të jashtligjshëm të softuerit ERP (Enterprise Resource Planning) për nevojat e kompanisë ELEM, në shumë prej katër milion eurove.
Arbnora Memeti
Almakos