I punësuari në Parlamentin e Maqedonisë te sistemi për votim elektronik, Sashko Kocevski, i cili ka qenë i angazhuar për kyçjen e mikrofonave dhe dhënien e fjalës deputetëve, ka dëshmuar para Gjykatës penale për rastin e 27 prillit.
Ai tha se është aktivist i VMRO-DPMNE-së që nga vitet e 90-ta dhe se deri më 20 mars ka marrë pjesë në protestat para Parlamentit, transmeton gazeta Lajm.
“Ne si parti punojmë si ushtri, kemi marrë koordinata nga komiteti komunal dhe nga kryetarët e komiteteve lokale për prezencë në protestat e ‘Për Maqedoni të përbashkët’ si përkrahje kundër Platformës së Tiranës. Kemi shkuar para Parlamentit në bazë vullnetare pa shantazhe dhe pa sanduiçë dhe para, siç kishte spekulime”, tha Kocevski.
Për protestat ai tha se i kanë udhëhequr njerëz që nuk kanë qenë anëtarë të partisë. Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatëve mbrojtës, ai shtoi se nga partia kanë marrë urdhër që protestat të jenë të denja, pa dhunë.
Data 17.03.2026
Aktuale
- LSDM nis procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov
- Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
- Ziberi: Pala maqedone kërkon përkrahje nga shqiptarët, por u cenon gjuhën dhe identitetin
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!

