Emad MEHMETI
Paramendojeni si si ndjehen ata “alamet” shqiptarë, të cilët me gjuhën e tyre gjoja liberale e miradije, me shkrim në shqip, e kishin komentuar bërjen e shqiponjës në Botërorin e Fudbollit “Rusi 2018” si diçka, që thjesht nuk duhej bërë, sepse ishte provokim i panevojshëm. Logjik kjo e “Kuririt” serb! Nejse, si mund të ndjehen ata kur një serb fol më “butë” për simbolin kombëtar shqiptar, se sa vetë ata që gjuhën amtare e kanë në shqip, por logjikën e kanë dallash?!
E kam fjalën për politikani liberal serb, Cedomir Jovanovic, i cili ka kritikuar politikën dhe shoqërinë serbe, se e kanë lënë vendin mbrapa, duke u marrë me gjëra siç ai i quan të çmendura. Përmend faktin se serbëve u pengon se shqiptarët e bëjnë shqiponjën. Ai në një intervistë në televizionin N1 ka bërë edhe vet shqiponjën dykrenore të shqiptarëve, duke thënë se kjo u pengon serbëve dhe kjo është çmenduri. Jovanovic ka thënë se kjo nuk do të duhej të ndodhte, pasi për shqiptarët është një simbol kombëtar, sikurse për serbët që janë tre gishtat.
Dhe ndërkohë do ngelet gjatë në memorien tonë bërja e shqiponjës prej Xhakës e Shaqirit në një ngjarje aq të rëndësishme sportive, edhe atë në zemër të Rusisë – Moskë. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë qëndrimet paushalle të disa shqiptarëve (kushdoqofshin ata), që për pak sa nuk i dënuan Xhakën e Shaqirin më fuqishëm se FIFA. Theksimi i Identitetit kombëtar nuk do të thotë shovinizëm, por e kundërta – shovinizëm do të thotë kur je injorant dhe do të bëhesh me qëndrimet e tua më i mirë te i “huaji”, se sa te i joti.
https://www.facebook.com/1317887442/posts/10216770725683316/