Deri të premten moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë, ndërsa temperatura ditore do të arrij deri në 35 gradë Celsiusë. Të shtunën do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e diela temperaturat do të jenë në ulje, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik.
– Advertisements –
Ndërkohë moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 5 deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 35 gradë Celsiusë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10 gradë, ndërsa ajo ditore deri në 32 gradë Celsiusë.