Mërgimtarë të shumtë kanë probleme të mëdha për të ardhur në vendlindjen e tyre, gjegjësisht për të vizituar të afërmit e tyre. Siç dihet mërgimtarët janë infuzioni financiar i Maqedonisë së Veriut, duke e ndihmuar me shuma të mëdha të parave profesione të ndryshme të cilët ‘mbijetojnë’ me ardhjen e tyre.
Maqedonia e Veriut ende për hyrje në vend kërkon test negativ për COVID19, si dhe vetëizolim të detyruar për çdo person i cili kalon kufirin, gjegjësisht hyn në territorin e Maqedonisë së Veriut. Por një gjë e tillë, nuk është kërkuar për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili shihet kohës së fundit të kaloj kufijtë pa asnjë problem.
Dje lideri i BDI-së, ishte i ftuar në emisionin Opinion, ku ka qëndruar në Shqipëri. Gjatë kthimit sipas informatave Ahmeti ka kaluar lehtësisht kufirin, dhe nuk i është kërkuar as test negativ për COVID19 si dhe pritet të shihet se a do të vetëizolohet sipas protokolleve që kërkon Maqedonia e Veriut për çdo qytetar që hyn në vend.