KSHZ doli në konferencën e tretë për mediat për ditën e sotme.
Sipas të dhënave të këtij komisioni deri në orën 17:00 dalja e qytetarëve për të votuar në nivel shtetëror është 43.83%
Dalje më të madhe si edhe në raundin e parë, ka në komunat me shumicë maqedonase dhe më pak në ato më shumicë shqiptare, shkruan Almakos.com
Ashtu si në orën 10:00 dhe në orën 13:00, edhe deri në orën 17:00 dalje më të madhe të qytetarëve për të votuar ka në Demir Kapi edhe atë me 76.59%, ndërsa dalje më të ulët ka në Shuto Orizare me 31.76%.
Siç theksuan nga KSHZ, deri tek ky komision nuk është paraqitur asnjë ankesë.
Almakos.com
E.SH