Në dy komunat e Gostivarit, Mavrovë Rostushë dhe Vrapçisht referendumi po zhvillohet pa probleme, ndërsa dalja është dy herë më e madhe me daljen në mëngjes, informojnë nga Këshilli komunal zgjedhor.
Sipas KKZ, në Mavrovë -Rostushë deri në ora 13 në vendvotime kanë dalë rreth 1.665 persona, ose 17.2 për qind nga votuesit e regjistruar. në Mavrovë- Rostushë numri i përgjithshëm i votuesve sillet në 9.672 ku të drejtën e votës e realizojnë në 39 vendvotime.
Në komunën e Pollogut, Vrapçishtë deri në orën 13 kanë dalë 2.850 votuese që është 11.1 për qind prej 25.454 qytetarë me të drejtë vote. Në territorin e komunës Vrapçishtë në listën zgjedhore janë të regjistruar 25.454 qytetarë të cilët votojnë në 39 vendvotime.

