Në Komunën e Qendrës është duke u përgatitur një projekt-vendim, për shtrejtimin e parkimit deri për 50% më shtrenjtë. Propozimi ndjek shembullin e metropoleve të botës si një nga masat kundër ndotjes dhe shkarkimit të parkingjeve. Nuk është ende e qartë nëse do të fillojë të zbatohet para ose pas Vitit të Ri, sepse propozimi duhet të kalojë procedurën në Këshillin e Komunës.
Kryetari Sasha Bogdanoviç, në konferencën e parë me gazetarët, tha se BEG po diskuton mundësinë me ngrohje qendrore të shtëpive nga vendbanimet në Qendër, në mënyrë që të zvogëlojë ndotjen e ajrit në dimër.
Bogdanoviç gjithashtu foli për masat e ndotjes, rishikimin e monumenteve nga “Shkupi 2014” dhe buxhetit komunal për 2018./Almakos

