Ministria e Shëndetësisë vazhdon me apelin deri te të gjithë prindërit në lidhje me epideminë e fruthit, që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP vaksinë, e cila sipas tyre, është me kualitet të lartë dhe kualitativ, ndërkaq është e prodhuar nga Belgjika, njofton Portalb.mk.
Pikat e vaksinimit në poliklinikën “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski” do të punojnë deri më sot në orën 19:00.
“Rikujtojmë se, ende është në fuqi urdhri se fëmijët, të cilët nuk janë të vaksinuar nuk do të pranohen në çerdhet për fëmijë, me qëllim që të parandalohet shpërndarja e epidemisë së fruthit që është shpërndarë në Shkup”, thonë nga Ministria e Arsimit.