Qyteti i Shkupit përkujton se vijon tirrja publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për furnizimin e stufave. Qytetarët që do të blejnë stufa me peleta deri më 21 maj të vitit 2018, do ta marrin një pjesë të shpenzimeve për furnizim në shumë prej 70 për qind, por jo më shumë se 30.000 denarë me tatim personal të përfshirë për një amvisëri. Kjo thirrje do të realizohet sipas principit “i pari vjen, i pari shërbehesh”.
Qyteti i Shkupit e publikoi këtë thirrje publike që të përmirësohet cilësia e ajrit dhe të zvogëlohet ndotja e ajrit, posaçërisht nga grimcat partikulare të ngrohjes së shtëpive të cilat nuk janë të kyçura në ngrohjen qendrore.
Përparësia e shfrytëzimit të paletave është e shumëfishtë: fuqi më e madhe kalorifike, ndotje minimale e ajrit, prodhim i sasisë më të vogël të hirit, shiten në variant të papaketuara, në qese prej 15kg, për çka furnizimi mund të zhvillohet në vazhdimësi, sipas nevojës, nuk është e nevojshme hapësirë e madhe për deponim dhe ruajtje etj. theksojnë nga Qyteti i Shkupit. Stufat me peleta, megjithatë, janë më efikase nga ato klasike, më pak ndotëse, nuk ka nevojë për pastrim të përditshëm të hirit dhe janë të lehta për përdorim.
Thirrja për subvencionim u shpall më 5 prill të vitit 2018 dhe është paraparë të zgjatë 45 ditë kalendarike, bashkë me 21 majin e vitit 2018, ose deri në shterjen e mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim. Deri më tani deri te Qyteti i Shkupit janë parashtruar 163 kërkesa për subvencionim.