Në rrjedhë është afati për parashtrimin e kërkesave për mbështetjen financiare për kultura të prodhuara dhe të shitura të kopshtarisë dhe të frutave në kapacitetet përpunuese.
Kërkesat mund të parashtrohen deri më 25 dhjetor me anë elektronike në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në dobi të kërkesës parashtrohet edhe vërtetimi për sasi të blera.
Për mbështetje të kulturave të kopshtarisë mund të aplikojë ekonomi bujqësore të cilat prej 1 marsit deri më 25 dhjetor prodhuan dhe shitën kultura të kopshtarisë në kapacitet të regjistruar përpunues për perime.
Lartësia e mbështetjes paraqet 1,5 denarë për kilogram për të gjitha kulturat e kopshtarisë, përveç për speca dhe tranguj të vegjël për të cilët mbështetja është tre denarë për kilogram.
Për kulturat e frutave aplikojnë ekonomi bujqësore të cilat prej 26 dhjetorit të vitit të kaluar prodhuan dhe shitën fruta në kapacitet të regjistruar përpunues për fruta. Lartësia e mbështetjes paraqet dy denarë për kilogram.
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural informon se deri më 25 dhjetor parashtrohen edhe kërkesa për mbështetje financiare për pjeshkë të prodhuara dhe të shitura në kapacitete përpunuese në periudhë prej 12 deri 30 qershor për të cilat lartësia e mbështetjes paraqet gjashtë denarë për kilogram, përderisa për shalqinj të prodhuar dhe të shitur të blerësve të regjistruar në periudhë prej 3 deri më 15 korrik, lartësia e mbështetjes paraqet dy denarë për kilogram.
Formularët e vërtetimeve mund të merren nga ueb faqja www.ipardapa.gov.mk, në fushën “Pagesa të drejtëpërdrejta 2017”,