Komuna e Kumanovës ka informuar se nesër, pasnesër dhe të premten do të kryhet deratizim (trajtim kundër minjve) në territorin e komunës. Trajtimi do të kryhet me vendosjen e kurtheve në pusetat e hapura të rrjetit kanalizues, ndërsa do të përfshihen edhe vendet e hapura që shërbejnë për mbledhjen e ujit atmosferik.
Në rast të trajimit të mos kryhet për shkak të kushteteve kohore, deratizimi do të zbatohet ditët në vijim.
Preparati që do të përdoret, theksojnë nga Komuna është nga grupi antikoagulantë dhe do të jetë në formën e një blloku të parafinit. Qytetarët rekomandohen të mos lëvizin në afërsi të kurtheve të vendosura, ndërsa në rast rodenticidin të gjejnë në vend të hapur, të mos e prekin.
Ndryshe, Kumanova nga buxheti komunal ndan 600.000 denarë për dezinsektim apo deratizim e cila zbatohet dy herë në vit- në pranverë dhe në vjeshtë.