Kryetari i CIVIL – Qendrës për Liri, Xhabir Deralla, mbajti një ligjëratë me titull “Media në politikë dhe propagandë” për të rinjtë pjesëmarrës të shkollës treditore për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”.
Ai në paraqitjen e tij ndau një sërë shembujsh për pjesëmarrësit se si media është e lidhur me politikën dhe propagandën.
“Mediat janë mjete për politikën, si dhe për propagandën e krijuar nga qendrat e pushtetit vendor dhe të huaj. Shpesh, ata kanë burime të njëjta ose të afërta financiare. Nga ana tjetër, disa nga financuesit shtuan pasurinë e tyre në bizneset me Rusinë. Prandaj, nuk duhet të jetë çudi që shtëpitë më të mëdha mediatike në pronësi të oligarkëve maqedonas kanë një filtër shumë të depërtueshëm për propagandën ruse”, u tha Deralla pjesëmarrësve.
Ai po ashtu potencoi se media është një armë mashtrimi masiv.
“Media është një armë mashtrimi masiv. Ata janë shpërndarësit kryesorë të narrativit nacionalist të krijuara nga qendrat e pushtetit dhe strukturat politike, brenda dhe jashtë vendit. Këto tregime nuk janë gjithmonë të qarta. Shembuj të tillë janë narrativi pas rasteve të EVN-së dhe Sllupçanit, dhe më herët në Haraçinë. Për më tepër, qendrat e propagandës krijojnë vazhdimisht narrativ se janë shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë ata që janë të korruptuar”, theksoi ndër të tjera Deralla në ligjëratën e tij.
Ministria e Sistemit Politik dhe dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive organizoi Shkollën për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue” për herë të dytë, me rastin e përkujtimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Shkolla u mbajt nga 11 deri më 13 gusht në Mavrovë, ndërsa ligjëruesit ishin nga profile të ndryshme akademike dhe politike, si Radmila Shekerinska, ish-ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, profesorët universitar Marjan Gjurovski nga Fakulteti Filozofik, Mersim Maksuti nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, Lidija Georgieva nga Fakulteti Filozofik, Xhabir Deralla nga CIVIL – Qendra e Lirisë dhe të tjerë.
Në shkollën treditore për liderë të rinj u trajtuan tema të ndryshme si:
– Agresioni ndaj Ukrainës, test i konceptit së sigurisë kolektive,
– Mediumet në politikë dhe propaganda,
– MKO – 2001/ Kujtimet e një diplomati të BE-së në teren. (PRESSonline)