Gjatë ditës së djeshme kur edhe ishte heshtja parazgjedhore, “ CIVIL” ka evidentuar 20 thyerje të ligjit zgjedhorë në të gjithë Maqedoninë. Në mesin e këtyre 20 rasteve u përmend një komunë në të cilën janë vendosur pllakat që lidheshin me zgjedhjet, në një tjetër janë evidentuar sms të cilat kishin përmbajtje që thyenin heshtjen parazgjedhore.
Sipas Derallës , që prej më herët “ CIVIL” ka cekur anomali në sistem dhe në Listën Zgjedhore.
Gjatë ditës së sotme “ Civil” ka vërejtur se jo në të gjitha vendvotimet fletëvotimet janë të të njëjtit kualitet, ku përmendi rastin në një vendvotim në Komunën e Aerodromit.
Në Komunën e Gostivarit dhe disa vendvotime të tjera është vërejtur mungesë materiali personat e verbër, madje kabinat në të cilat duhet të votojnë personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qenë të vendosura në mënyrë të përshtatshme.
Deralla përmbylli duke thënë se dita e sotme ka filluar mirë dhe qetë, me parregullsi më të vogla.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com