Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe, dhe Mimoza Musa, Anëtare e Delegacionit, morrën pjesë në Misionin e AP të OSBE-së për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kirgistan, të cilat u zhvilluan më 30 nëntor 2025.
Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, si shefe e Misionit, Monika Zajkova i hapi brifingjet para mbajtjes së zgjedhjeve. Para se të nisen në disa rajone të Kirgistanit për të vëzhguar zgjedhjet, ato u informuan plotësisht mbi situatën në Kirgistan para zgjedhjeve nga përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit afatgjatë të ODIHR-it, administrata zgjedhore, shoqëria civile, kandidatët dhe ekspertët.
Ndërkaq, udhëheqësi i misionit të vëzhgimit afatgjatë të ODIHR-it është Tomas Mezerik (Hungari), ndërsa koordinatori special është Klaus Hagen (deputet nga Luksemburgu).
Misioni i AP të OSBE-së përbëhet nga parlamentarë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, të cilët janë vendosur për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në kryeqytetin Bishkek, si dhe në rajone të tjera të Kirgistanit. Vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së punuan ngushtë me homologët e tyre nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) për të mbledhur më shumë informacion mbi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në vend. Rreth 80 vëzhgues afatshkurtër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së u dërguan në Kirgistan për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 30 nëntor 2025.
Zgjedhjet do të vlerësohen në bazë të angazhimeve demokratike të përfshira në Dokumentin e Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990. Gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi zgjedhjet do të paraqiten në pres-konferencë në Bishkek më 1 dhjetor.
Ekipi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vëzhgoi zgjedhjet në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Bishkek, duke vizituar rreth 15 qendra votimi dhe duke paraqitur raporte me shkrim mbi vëzhgimet e tyre.
ëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është një mision i përbashkët i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Misioni i vëzhgimit numëron gjithsej 365 vëzhgues, të përbërë nga 269 ekspertë të sistemuar nga ODIHR, vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër, 78 nga AP e OSBE-së dhe 18 nga APKE.
Asambleja Parlamentare e OSBE-së përbëhet nga 323 parlamentarë nga 57 vende në Evropë, Azi Qendrore dhe Amerikën e Veriut. Asambleja ofron një forum për diplomacinë parlamentare, vëzhgimin e zgjedhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur angazhimet e OSBE-së mbi çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, të të drejtave të njeriut dhe mjedisit jetësor.


