Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlie Saliu, ka reaguar për votimin e Maqedonisë së Veriut në OKB kundër rezolutës për palestinezët.
Ajo thotë se veprimi i till është zhgënjyes dhe shpërfill të drejtën e vetëvendosjes për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.
“Votimi i Maqedonisë së Veriut në Mars të këtij viti kundër rezolutës së OKB-së për të drejtat e palestinezëve është zhgënjyes.
Duke u rreshtuar kundër shumicës dërrmuese, vendi ynë duket se shpërfill të drejtën e vetëvendosjes dhe nevojën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.
UNË si DEPUTETE e Kuvendit të RMV distancohem nga një vendim i tillë i RMV për mbështetjen e gjenocidit, votimin kundër e shohë si shqetësim serioz në qëndrimin e vendit tonë ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut
Qeveria duhet të shpjegojë këtë votim të paprecedentë dhe të rishqyrtojë pozicionin e saj”, ka shkruar deputetja Saliu.
Data 15.09.2026
Aktuale
- “Mjaft më me tifozllëk politik!”, Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët
- Ahmeti: Më shumë demokraci, dialog dhe barazi
- Tërmet me magnitudë 2.7 ballë i regjistruar në Maqedoninë
- (VIDEO) Nikollovski: Pensioni minimal të jetë 70% nga paga minimale
- Shkrimtarët në rrezik: Jack Thorne paralajmëron për ndikimin e Inteligjencës Artificiale
- Debati në Parlamentin Evropian: Varrimi i Mlladiqit dhe Pasojat për Serbinë
- Moment vendimtar për Kosovën: Reagimi i nipit të Jakup Krasniqit
- (VIDEO) Revizorët konstatuan parregullsi në tenderët e EMV-së




