Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku kishte abstenuar në seancën për votimin e projektligjit për Kodin Civil.
E njëjta ende nuk ka vendosur se si do të votojë në rast se vjenë sërish ky ligj.
Ajo ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse ky projektligj ka pësuar ndryshime.
“Nuk e di se a ka pësuar ndryshime ky projektligj, ende nuk kam vendosur për votën e këtij projektligjit”, u shpreh Tishukaj-Sadiku.