Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi ka mbajtur një fjalim në Kuvend gjatë debatit për zëvendës ministrat e propozuar. Fjalimi i tij ka qenë kritik ndaj VMRO-DPMNE-së dhe deputetëve të kësaj partie, që është në kontekst të paraqitjeve të fundi të përfaqësuesve të BDI-së, e që në prapavijë kanë për qëllim që shqiptarët të harrojnë se BDI ishte partner i VMRO-DPMNE-së nëntë vite me radhë.
Mirëpo në reagimin e saj, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Vesna Damçveska akuzoi Ademin dhe BDI-në se dinë të transformohen dhe gjithmonë të jenë në anën e pushtetit. Me këtë formulim, në skenën politike dhe në mediumet në Maqedoni, zakonisht përshkruhet veprimtaria e deputetit Amdi Bajram, shkruajnë mediat në vend.
“Mos harroni se deri dje ishit partner me neve. E dimë vetinë tuaj që të transformoheni çdo herë në anën e pushtetit. Ndoshta keni qenë për arsye tjera në koalicion me ne , duhet vetë të tregoni. Gjatë kohë krijuat politike bashkë me ne”, porositi Damçevska.
Xhevat Ademi si duket e kuptoi esencën e fjalimit të saj, që si duket përmban porosinë “kujdes çka flisni, sepse ju kemi në grusht”, dhe doli sërish në foltore me replikë të butë, duke thënë se nuk i pengon që djali i Sterjo Spases e ka pasur emrin Ilinden, përcjell /Almakos.com/