Deputeti nga koalicioni VLEN, Salim Sulejmani në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Lindjen e Mesme dhe Botën Arabe, priti sot në takim zevendësambasadorin e Katarit, Saeed Al-Samikh.
Deputeti Sulejmani theksoi se në kët takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat vlerësohen si të shkëlqyera, duke pasur parasysh faktin se Katari është i vetmi shtet nga Bota Arabe që ka ambasadë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Në vitin 1996, Katari e ka njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet, dhe që atëherë kemi mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike. U theksuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, kryesisht përmes rritjes së investimeve në vend, si dhe bashkëpunimi politik dhe kulturor. Pjesë e këtij bashkëpunimi do të jenë edhe vizitat bilaterale të ndërsjella mes dy shteteve, si dhe takimet mes grupeve parlamentare. Gjithashtu, u diskutua që Katari ka hequr vizat për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ne u zotuam që do të ndërmarrim hapat e nevojshëm që të njëjtën masë ta ndërmarrë edhe shteti ynë për qytetarët e Katarit. Z.Saeed Al-Samikh e falenderojë nga zemra për viziten e çmuar dhe bisedën vëllazërore,si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm ne forcimin e bashkëpunimit në mes vendeve tona”, theksoi deputeti Sulejmani.