Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka postuar një foto ku është takuar me hoxhën Bedri Lika, transmeton Tetova1.
Përndryshe në kampanjën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit të këtij viti, hoxha Bedri Lika në një ligjëratë të xhumasë ka komentuar deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se në parajsë shkojnë të gjithë ata që e kanë zemrën e mirë.
Lika në atë ligjëratë pat sugjeruar që të mendohet mirë para se të votohet./Tetova1/