Deputeti Elmi Aziri kundër Taravarit: I çuditshëm komunikimi i kryetarit nëpërmjet rrjeteve sociale
Deputeti i ASH-së nga Kumanova, Elmi Aziri duket se mban qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela, konkretisht kërkon të respektohet vendimi i Kryesisë Qendrore që ASH të shkojë e vetme në zgjedhje deri në një vendim tjetër të marrë pikërisht në mbledhjen e Kuvendot të partisë.
Në një postim në Facebook, deputeti Aziri akuzon kryetarin e partisë, Arben Taravari se po suspendon demokracinë dhe se në organet e partisë nuk ka ardhë asnjë propo,im tjetër pos asaj që është në fuqi – dalja të vetëm në zgjedhje!
Postimi i plotë i deputetit Elmi Aziri:
I çuditshëm komunikimi i Kryetarit të partisë me organet e partisë përmes rrjeteve sociale! Organet e partisë janë të zgjedhura në mënyrë legjitime! Suspendimi i tyre nga rrjetet sociale nuk i shërben frymës së Aleancës që e kemi ndërtuar! Ofertat për koalicionime deri tani nuk kanë ardhur në organet e partisë! I vetmi Vendim i Kryesisë së partisë është që Aleanca duhet të del e vetme në zgjedhje!