“Pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri as me njërën e as me tjetrën palë. Mund të përsëritet edhe “Rasti Belg” e vendi të ngelet pa Qeveri edhe 2 apo 3 vite deri sa të vetëdijësohen se në këtë shtet nuk mund të vazhdohet të qeveriset vetëm duke plotësur e ruajtur interesin e njërës etni. Kryetarët e komunave duhet të kthehen në zyrat e tyre e të punojnë për atë që janë zgjedhur – të qeverisin me komunat e jo të bredhin sa në një shtab e në tjetrin shtab partiak!”, kështu ka shkruar deputeti i BDI-së, Ejup Alimi në rrjetin social facebook.
Ky reagim i Alimit vjen pas takimit të nënkryetarëve të BDI-së, Izet Mexhiti, Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi me përfaqësuesit e LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët.