Deputetët kanë refuzuar propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski për ndryshim të Kodit Zgjedhor me procedurë të përshpejtuar.
Sipas Rregullores për punë në Kuvend, çdo propozim me procedurë urgjente vendoset në votim pa hapur paraprakisht diskutim.
Iniciativa për ndryshim urgjent të Kodit Zgjedhor nuk u miratua, për shkak se, siç shpjegoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën e sotme është vendosur rendi i ditës dhe ajo është zgjedhja e Qeverisë së re.
Nga gjithsej 66 deputetë, të gjithë votuan “po” rendin e ditës, ndërsa kjo është përzgjedhja e Qeverisë së re.