Kuvendin sot ka miratuar Kodin etik, i cili rregullon sjelljen e deputetëve, veshjen e tyre dhe realizimin e seancave. Pavarësisht se Kodi u miratua në bashkëpunim me opozitën, gjatë debatit nuk munguan “ thumbimet” mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së se kush është më i përkushtuar ndaj procedurës së punës.
Kordinatori i LSDM-së, Tomisllav Tuntev ka lavdëruar miratimin e Kodit dhe pret qe deputetët të jenë në nivel të detyrës.
“Ne nga kjo foltore kemi pasur gjuhë të urrejtjes, gjuhë të frikës që çuan deri në situate të cilat nuk guxonin të ndodhin. Andaj, për mua dhe për këtë pjesë të shumicës parlamentare është festë sjellja e këtij Kodi etik, pasi nuk jemi të gjithë në një nivel sa i takon miresjelljes dhe kulturës që tregojmë në këtë objekt”- tha kodrinatori i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, e akuzoi deputetët e partive në pushtet, të cilët gjatë miratimit të disa ligjeve kanë shkelur rregulloren e Kuvendit.
“Unë do t’u pyes, në cilën skemë i vendoset ligjet të cilat i votuat dhe e dinit se shkelni edhe Rregulloren aktuale të Kuvendit dhe një numër të madh të ligjeve që e tangojnë punë e Kuvendit të Maqedonisë. E dini ju, e dinë edhe qytetarët se për cilat ligjev bëhet fjalë”- tha Danev.
Për tekstin e Kodit etik, i cili përmban mban 8 faqe dhe ka 22 nene, grupet parlamentare u dakorduan në kuadër të dialogut “Zhan Mone” në Ohër. Kodi kërkon prej deputetëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos fyejnë personat e tjerë, të mos nxisin urrejtje, jo tolerancë apo dhunë.
Si shkelje e rëndë e kodit keqpërdorimi i funksionit për interesa personale, deputetët nuk duhet të pranojë dhurata apo të bëjë shërbime private. Pas sjelljes së Kodit të ri etik, grupet parlamentare janë në bisedime edhe për ndryshimet që të bëhen në Rregulloren e Kuvendit.
Përgatiti: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com