Edhe pse vetëm një herë shkuan në punë, deputetët e përbërjes së re parlamentare më shumë se dy muaj marrin rregullisht pagën në vlerë prej më tepër se 1 mijë euro. Për qendrën për gazetari hulumtuese SCOOP, nuk është e moralshme dhe etike që deputetët të marrin rrogë pasi nuk e arsyetojnë me punë në Kuvend. Sipas përfaqësuesit të kësaj qendre, Goran Lefkov deputetët përderisa nuk shkojnë në punë, rrogën e tyre duhet ta kthejnë te buxheti i shtetit.
Sikur të kishin guxim deputetët duheshte ose ti japin rrogat e tyre për qëllime humanitare ose ti kthenin te buxheti i Maqedonisë dhe do të ishin të pastërt para qyetarëvse sepse kanë marrë para që nuk i kanë fituar. Paratë janë fitimi i tyre, por kanë fituar pa punë. Para fitohen kur punohet, ndërsa ata fitojnë para pa punuar – tha Goran Lefkov nga Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP
Sipas një hulumtimi që ka bërë qendra për gazetari hulumtuese SCOOP, për harxhime rrugore të deputetëve në përbërjen e kaluar nga buxheti i shtetit janë ndarë më shumë se 8 milionë euro.
Mirëpo sipas ish-kryeparlamentarit Tito Petkovski, faji për këtë duhet të kërkohet tek loja e liderëve politikë, të cilët siç nënvizoi ai, duke garuar për kabinetin qeveritar e harruan Parlamentin.
Në raste të problemeve sociale dhe ekonomike diskutohet çështja se deputetët asgjë nuk punojnë por marrin rroga. Përveç kësaj, mos-funksionimi i Kuvendit nuk është për fajin e deputetëve. Pse? Sepse 20 ditë pas zgjedhjeve Kuvendi u formua, u verifikimuan mandatet e deputetëve dhe kishin për obligim menjëherë ta zgjedhin krye-parlamentarin dhe të fillojë funksionimi i Parlamentit. Por, në vend të kësaj, filluan lojërat mes fronteve dhe liderëve politikë se kush do ta përbëjë qeverinë – deklaroi Tito Petkovski, Ish-kryeparlamentar i kuvendit të Maqedonisë.
Nëse rroga për një deputet është rreth 1335 euro pa pjesëmarrje në komisione, nga arka shtetërore për ushtruesit e kësaj detyre ndahen më shumë se 160 mijë euro në muaj. Para nga arka e shtetit ndahen edhe për kompensimin e njohur si apanazh për deputetët të cilëve u ka skaduar mandati, kurse ende nuk kanë siguruar vend pune tjetër ose janë në prag të pensionimit. Deputetët e rinj vetëm njëherë ishin në punë edhe atë më 30 dhjetor kur u zhvillua seanca konstituive dhe u bë verifikimi i mandateve të tyre. Deri më tani nga buxheti i shtetit për rrogat e deputetëve janë harxhuar rreth 320 mijë euro.
Blerim Ismaili

