22 Dhjetor 2018 / 16:03
Publiku kundërshton fuqishëm idenë që pas përfundimit të mandatit, deputetët të kenë mundësinë të vazhdojnë të përdorin privilegjet dhe përfitimet e shtetit. Idenë e kundërshtuan LSDM-ja dhe VMRO-ja, por edhe tetë deputetët e përjashtuar nga partia opozitare.
Deputetët pajtohen mes vete vetëm kur bëhet fjalë për mirëqenien e tyre. Ky është komentimi fillestar nga analistët për njoftimin se Parlamenti ka menduar për ndryshimet ligjore që do tu lejonin deputetëve, pas skadimit të mandatit, të punësohen në punë shtetërore. Ata besojnë se shteti nuk ka nevojë të kujdeset për punësimin e çdo përbërje parlamentare.
Ata kanë apanazhë pas kësaj dhe pastaj duhet të gjenden në tregun e lirë të punës. Ky është një shembull se si partitë kur të dakordohen me njëra tjetrën pa problem do ta shtyjnë një ligj, që nuk është në interesin më të mirë të qytetarëve. Unë shpresoj se kjo nuk do të kalojë” – u shpreh Petar Arsovski – analist
Reagimet në publik vijnë pasi kryesuesi i grupit parlamentar për reforma e konfirmoi informacionin se ka pasur një debat për një ide të tillë.
Ka një propozim të disa deputetëve, ka një propozim, derisa nuk harmonizohet me qeverinë, nuk mund t’ju them gjë” -tha Rexhail Ismaili – deputet i BDI-së
Grup i i deputetëve të përjashtuar nga VMRODPMNE-ja thonë se as nuk kanë propozuar e as nuk do të propozojnë një gjë të tillë. VMRO-DPMNE opozitare pretendon se temën e përfitimeve e ka hapur LSDM-ja. Sipas tyre, të drejtat e deputetëve janë rregulluar mirë. LSDM-ja në pushtet, nga ana tjetër, distancohet nga kjo. Kjo nuk është hera e parë që deputetët po përpiqen t’i votojnë përfitimet. Në vitin 2005, u votua një ligj që lejonte daljen në pension para kohe, por Gjykata Kushtetuese i shfuqizoi nenet e kontestuara. Në vitin 2009, VMRO-DPMNE dhe LSDM miratuan një version pune të ligjit që iu garanton punësim në administratë, por pas reagimeve të publikut edhe atëherë propozimi dështoi.
Alsat
Loading…


