Me 62 vota” pro” sot Kuvendi miratoi rendin e ditës, ku pikë diskutimi ishte edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve. Me ndërhyrjet e shumëta procedurale deputetët e VMRO-DPMNE për katër orë të tëra e bllokuan miratimin e këtij rendit pasi nuk donin që aty të jetë edhe ligjin për gjuhët, i cili është rikthyer në Palament pasi presidenti Ivanov nuk e ka dekretuar. diskutimet proceduriale kanë qenë forma, të cilën deputetët e VMRO-DPMNE e kanë përdorur për të penguar vëninen në rend ditë të Ligjit për gjuhët, me të cilin zgjerohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në organet e pushtetit qëndror.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski,thotë se ligji është sjellë në mënyrë të njëanëshme dhe meritat ja jep plotësisht Bashkimit Demokratik për Integrim, duke thënë se LSDM-ja ka qenë e detyruar ta pranojë të njejtin.
Ai është i vetmi ligj që e mbanë gjallë koalicionin. Kjo është zgjidhje e njëanëshme që do të prodhojë krizë.”- kërcënohet Dimovski.
Tomisllav Tuntev kordinatori i LSDM-së, thotë për Almakos ,se partia më e madhe opozitare maqedonase ka për qëllim të shkaktojë tensione politike në vend dhe grindje e ndarje në shoqëri, por potencon se shumica parlamentare do të jetë e paluhatshme në qëndrimet e saj.
“Me këtë ligj askush nuk humbet , por përfitojmë të gjithë, sepse investojmë në bashkëjetesë. Ne si deputetë jemi konsistent në qëndrimet tona dhe kemi propozuar 4 amendamente, të cilat në proceset që vijojnë do të jenë pjesë e zgjidhjes ligjore” thotë Tuntev.
Sipas tij, propozimi i i mbi 30 mijë amendamenteve nga opozita për të penguar hyrjen në fuqi të ligjit për gjuhët është absurd.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com