Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkon seancë publike, të
hapur dhe urgjente lidhur me paralajmërimin për nënshkrim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Kuvendi, siç theksoi në konferencën për shtyp Ilija Dimovski, duhet ta shqyrtojë marrëveshjen dhe të sjellë konkluzione se nëse duhet ose jo të nënshkruhet. Marrëveshja, sipas
VMRO-DPMNE-së, është e dëmshme për Republikën e Maqedonisë.
“Parlamenti duhet publikisht dhe në mënyrë transparente ta marrë marrëveshjen. Qeveria mund ta fshehë në afat të shkurtër sepse marrëveshja nuk është e mirë për Republikën e Maqedonisë. Herët
ose vonë duhet ta publikojë”, tha Ilija Dimovski në konferencën për shtyp në Kuvend.
Marrëveshja, sipas Dimovskit, do të hapë plagë të vjetra historike, të sjellë dhimbje tek shumë familje paraardhësit e të cilëve kanë qenë viktima dhe kanë luftuar për autonomi, për origjinalitetin dhe për pavarësinë e Maqedonisë dhe për veçantinë kulturore dhe historike të popullit të
Maqedonisë.
Data 24.02.2025
Aktuale
- Rikthim tek goli, Asani realizon në kampionat me Gwangju
- LD: LSDM dëshmon se nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike
- Livia doli nga shtëpia, Mevlani “zhduk” të gjitha postimet me të dashurën!
- Fitoi zgjedhjet, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë: Jam i sigurt se deri për Pashkë do ta kemi formuar qeverinë
- Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani
- Zgjedhjet në Gjermani, Berisha: Fitorja e CDU/CSU, lajm i rëndësishëm për PD dhe Shqipërinë
- Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani: Evropa kërkon ndryshime
- Bujar Osmani me thirrje për banorët e Çairit: T’i thuhet mjaft padrejtësive, çdo banor ka rëndësi!