VMRO-DPMNE edhe sot ka dërguar një sërë akuzash ndaj qeverisë së Zoran Zaevit dhe partnerëve të tij të koalicionit, në lidhje me deponinë e Strugës e cila për një kohë më të gjatë ndot qytetin. Në kumtesë për mediat, nga partia e Gruevskit thonë se LSDM me partnerët e saj të koalicionit me paaftësitë e tyre e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor, duke e shndërruar qytetin në deponi.
“Me vetë shuarjen e deponisë nuk do të zgjidhet ky problem, për shkak se ekziston rrezik që të ndizet përsëri, ndërsa njëkohësisht ka rrezik që tam kontaminojë tokën dhe ujërat nëntokësorë të cilat derdhen në Liqenin e Ohrit dhe lumin Drini i Zi. Qeveri e LSD-së, nuk i dëgjoi kërkesat e qytetarëve për shkak se prioritet e ka krijimin e skenarëve të zi për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së”, kanë thënë nga VMRO-DPMN.
Në lidhje me deponinë e Strugës, reaguan edhe nga Ripërtërirja Demokratike e Maqedonisë. Nga kjo parti thonë se deponitë nuk janë për marketing, por për zgjidhje.
“Ekzistojnë edhe plane edhe studime fizibiliteti për zgjidhjen e mbeturinave në Maqedoni me disa deponi sanitare rajonale dhe me më shumë stacione ringarkuese, si edhe për mbylljen e rimedijimit të deponive të egra janë të njohur edhe konceptet për trajtim bashkëkohor të mbeturinave me selektim, reciklim dhe shfrytëzimin e mbetjes së vogël në mënyrë ekologjike”, kanë thënë nga RDM.
Deponia e Strugës ndodhet rreth 2 kilometra larg qendrës së qytetit, ndërsa në dhjetë ditët e fundit është djegur vazhdimisht dhe ka ndotur qytetin dhe vendbanimet për rreth.
Mefail Ismaili
Deponia në Strugë, reagojnë VMRO-DPMNE dhe RDM by tvshenjaofficial

