Një deponi e egër është krijuar në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair.
Siç mund të shihet në videon e cila po qarkullon në rrjetin social facebook, deponia është në mes të rrugës.
Nxënësit janë të detyruar që të kalojnë nëpër deponinë për të shkuar në shkollë dhe me këtë të thithin edhe ajrin e ndotur. Përpos deponisë mund të shihet se edhe në pjesët tjera ka shumë mbeturina të cilat nuk janë të pastruara.