Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportet për klimën investuese, ku thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 në zbatimin i ligjeve anti-korrupsion ka qenë e dobët në disa momente dhë në mënyrë selektive synonë kritikët qeveritarë dhe shkelësit e nivelit të ulë. Sipas raportit të DASH, në përgjethësi në vendin tonë është e lehtë të udhëhiqet bizenes dhe kornizat ligjore në masë të madhe janë në pajtim me standartet evropiane, por, korrupsioni është problem i vazhdueshëm për vendin tonë. Në këtë raport gjithashtu është cekur se ka pasur akuza të besueshmë në korrupsion në polici, gjyqësi dhe sektorë të tjerë.
Tabelë: Departamenti Amerikan i Shtetit
“Komisioni aktual për luftë kundër korrupsionit, i emëruar në shkurt 2019, ka rifilluar punën e tij pas miratimit të legjislacionit të ri anti-korrupsion në janar 2019, dhe ka qenë veçanërisht proaktiv që nga ajo kohë. Komisioni ka nisur një numër hetimësh të lidhura me korruspionin, duke u përqëndruar në zyrtarë të lartë në spektrin politik, për nepotizëm të pretenduar dhe konflikt interesi”. /SHENJA/