
Departamenti Amerikan i Shtetit e përkrah punën e Ambasadorit Xhejs Bejli. Kjo është përgjigja e ushtruesit të detyrë- zëdhënës i Departamentit të SHBA-së, Mark Toner, në pyetjen e “Zërit të Amerikës” në gjuhën maqedonase, pas spekulimeve në disa media se Ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA-së.
Toner është decid se nuk ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Maqedonisë.
“Politika amerikane në Maqedoni e përkrahë integrimin euro-atlantik të shtetit dhe reformat e nevojshme për zhvillim në atë drejtim. Ajo i përfshinë edhe reformat, sundimin e ligjit dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës”, thotë Toner.
Ai konfirmon se drejtimet e ambasadorit Bejli dhe ekipit të tij janë “të punojnë në partneritet me autoritetet e Maqedonisë por edhe me shoqërinë civile për përparim të politikës amerikane dhe qëllimeve të SHBA-së”.
Ai shtoi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë në Ambasadën e SHBA-së dhe ambasadorin e Maqedonisë. Toner gjithashtu shtoi se SHBA si mik i Maqedonisë fuqishëm i inkurajon të gjitha palët që ta respektojnë sundimin e së drejtës, proceset demokratike dhe obligimet ndërkombëtare të Maqedonisë.
“Ne duam ta shohim Maqedoninë e fuqishme, në rrugën drejt rrugës euro-atlantike”, tha Toner.
Reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen një ditë pasi dje mediat proqeveritare në Maqedoni plasuan një kronikë, ku sipas së cilës, disa republikanë të Kongresit Amerikan e kanë akuzuar ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, për anim politik dhe të njëjtët kanë kërkuar shkarkimin e tij.