51 vjeçari nga Tetova, E.A së bashku me I.A, po ashtu 51 vjeçar, të mërkurën mbrëma rreth orës 19.00, ka denoncuar dhunë në familje që në shtëpinë e përbashkët e ka kryer vëllai i tij dhe kunati 45 vjeçar Q.A.
Ai ka kërcënuar E.A dhe i ka thënë menjëherë të lëshojë shtëpinë, me ç`rast është goditur me shkop në kokë, ndërsa më pas e ka goditur edhe I.A e cila në ndërkohë ka tentuar t`i ndalojë, kurse në oborr ka hedhur sende të ndryshme. Kanë ndërhyrë familjarë të cilët kanë jetuar në afërsi dhe e kanë penguar 45 vjeçarin Q.A që të vazhdojë me sjelljen e dhunshme. Policia e ka arrestuar atë dhe e ka mbajtur në stacionin policor deri në zbardhjen e plotë të rastit pasi që kanë kërkuar ndjekje penale.
Një dhunë tjetër është regjistruar mbrëmjen e 3 tetorit, nga B.M 42 vjeçar nga Banjica e Poshtme, që e ka kryer babai i tij, 80 vjeçar, i cili më herët e ka maltretuar fizikisht dhe psikikisht nënën e tij apo bashkëshorten, e ka ofenduar, tërhequr zvarrë në katin e parë të shtëpisë. Kur djali ka tentuar ti ndajë, babai ka vrapuar me sëpatë në dorë ndaj ti,j ndërsa më pas ka hyrë brenda në shtëpi dhe është mbyllur.
I denoncuari është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Gostivar dhe punohet në zbardhjen e plotë, ndërkohë pritet që të ketë edhe padi penale. Rasti i tretë i dhunës familjare është regjistruar në fshatin Senakos, kur 52 vjeçari, N.A nga ky fshat, ka denoncuar dhunë që e ka ushtruar djali i tij 20 vjeçar A.A. Sipas policisë, ai në mëngjesin e ditës së mërkurë, rreth orës 8, i ka ofenduar prindërit dhe i ka kërcënuar me thikë dhe ka hedhur sende tjera ndaj babait të tij. Është kryer hetim, kurse babai ka kërkuar ndjekje penale, ndërsa djali ka ikur dhe policia është vënë në kërkim të tij.