Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele e konsideron absolutisht të papranueshëm qëndrimin e pahijshëm të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndaj gazetares së TV Kanal 5, gjatë konferencës së sotme për media. Bartësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga shprehja e pikëpamjeve, komenteve dhe etiketimeve personale, që kërcënojnë lirinë e medias dhe mund të çojnë në autocensurë, theksojnë nga Agjencia. Konkretisht, në konferencën e sotme për media në Qeveri, gazetarja e televizionit Kanal 5 kërkoi përgjigje nga Bekteshi se pse vendi paguan gazin me çmim më të lartë, nga ai që shitet në bursa? Bekteshi u kundërpërgjigj duke pretenduar se gazetarët po i përcjellin pyetjet e tyre, duke aluduar se bëhet fjalë për temën e Telma-s, e cila, siç tha ai, është në lidhje të ngushta me Makpetrolin, i cili nuk ka marrë tender për gaz. Për këtë ka reaguar gazetar i Telma-s, e cila i ka kërkuar Bekteshit dhe gjithë qeverisë që të ndalojnë këtë qëndrim ndaj mediave. Për ngjarjen ka reaguar edhe Shoqata e Mediave të Maqedonisë, ku janë anëtarë pesë televizionet kombëtare në vend. Sipas tyre, kjo sjellje e Bekteshit është presion që gazetarët të mos bëjnë pyetje të rëndësishme për publikun, por njëkohësisht paraqet edhe fyerje dhe shpifje ndaj mediave të përmendura dhe tentativë për ta manipuluar opinionin. /Alsat.mk
Data 20.08.2025
Aktuale
- Cakolli: Manovrat politike të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës
- Zhduket zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima! Mesazhi i fundit që u dërgoi familjarëve
- Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje
- A jeni gati për sfidën? Gjeni pesë bileta brenda 15 sekondave!
- Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset 28-vjeçari! Autori arratiset pas sherrit
- Limani: Zgjerohet bulevardi “Vëllezërit Gjinoski” në katër korsi, hapen edhe katër rrugë të reja
- Prindi i njërës nga viktimat në Koçani: Kryeministri bëri gjest njerëzor
- Osmani: Çairi do të bëhet komuna e parë me mekanizma realë kundër korrupsionit