Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, organizoi një vizitë të trupit diplomatik në Komunën e Dibrës, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe përfaqësuesit institucionalë të zonës.
Në vizitë morën pjesë:
🇪🇺 z. Michalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian
🇽🇰 z. Florian Qehaja, Ambasador i Republikës së Kosovës
🇮🇹 z. Paolo Palminteri, Ambasador i Italisë
🇸🇮 z. Gregor Presker, Ambasador i Sllovenisë
🇲🇪 z. Zoran Miljanić, Ambasador i Malit të Zi
🇧🇬 z. Zhelyazko Radukov, Ambasador i Bullgarisë
🇱🇹 znj. Vilma Dambrauskiene, Ambasadore e Lituanisë
Pjesë e takimeve ishin edhe deputetët e zonës znj. Arbana Pasholli, (kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri–Maqedonia e Veriut) dhe Musa Xhaferi (kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Parlamentit), si dhe z. Fuat Spahiu, kryetar i Këshillit Komunal, Ylli Mirzo, sekretar i Komunës dhe z. Burim Kaba, drejtor i NPK “Standard”.
Diskutimet u fokusuan në sfidat e zhvillimit lokal, promovimin e potencialit kulturor, historik dhe turistik të Dibrës, si dhe forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkufitar me mbështetjen e partnerëve evropianë.
Ndërkohë, kryetari i Dibrës, Hekuran Duka ka shkruar: “Mirënjohje të veçantë Ambasadorit Sh.T. z. Denion Meidani për angazhimin dhe përkushtimin e tij që Dibra të shndërrohet në një qendër që vizitohet nga shumë ambasadorë, diplomatë dhe miq nga e gjithë bota, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin kulturor, turistik dhe ekonomik të qytetit tonë. Dibra me të vërtetë e meriton që t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm dhe të bëhet sërish një shembull i historisë, kulturës, mikpritjes dhe mundësive të reja ekonomike.”