Sot shënojmë 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, një nga momentet më të rëndësishme në historinë politike të Maqedonisë së Veriut dhe gur themeli i shtetit modern. Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, e cilëson këtë marrëveshje shumë më tepër sesa një dokument të së shkuarës; ajo është një angazhim i përditshëm për një të ardhme europiane, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Në fjalën e tij, ambasadori thekson se Marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet, të zbatohet dhe të mbrohet si një vlerë e përbashkët që garanton paqen dhe bashkëjetesën në rajonin e Ballkanit.
“24 vite paqe, bashkëjetesë dhe ndërtim i një shteti për të gjithë. Sot më shumë se kurrë, kjo marrëveshje mbetet një udhërrëfyes i çmuar drejt integrimit europian dhe një model bashkëpunimi për rajonin,” tha ai.