Pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, tashmë qëndron dilema për koalicionet mes partive por edhe kushtet që ato kanë.
Gazetari Sasho Denesovski, me anë të një postimi në “Facebook”, ka shkruar dihet që tashmë çelësi i formimit të qeverisë është në dorë të Ali Ahmetit dhe BDI-së, dhe se ka shënuar disa nga kërkesat e mundëshme që Ahmeti dhe partia e tij mund t’i kenë dërguar Gruevskit dhe partisë së tij në rast të koalicionimit të mundëshëm për formimin e qeverisë së re.
Disa nga këresat e BDI-së, sipas Denesovskit, janë: posti i kryeministrit, ministrit të brendëshëm, kryetarit të parlamentit, dygjuhësi në gjithë teritorin e vendit, ndryshimin e emrit, anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe shumë të tjera.