Analisti politik Alajdin Demiri ka thënë se problemi i VMRO-së është duke u bart edhe te shqiptarët, sepse asaj iu refuzua mandati dhe se dikush tjetër do duhet ta merr mandatin.
“Ky kurth i VMRO-së është zbatuar me Ivanovin i cili funksionoi si frontmen i VMRO-së dhe jo si president i vendit. Trishtimi është se negoiciohet për platformë dhe fatmirësisht që u bë, sepse në pjesën shqiptare nuk pati fitues”, ka thënë Demiri për Click plus në TV21.