Muamet Demiri
BDI e di që është në rënie, prandaj u fsheh pas “Frontit Europian” në zgjedhjet parlamentare dhe tash pas AKI-së në ato lokale.
Por koalicionet e frikës nuk ndalin trendin e rënies — vetëm e vonojnë përballjen me realitetin.
BDI në vend që të ndalë rënien, po ndryshon partnerët si maskat në karnaval.
Sot me AKI, nesër me këdo që pranon ta mbajë për krahu në tatëpjetë.
Në fakt, rënia e BDI-së nuk është vetëm çështje rezultatesh zgjedhore — është pasojë e një krize të thellë politike, morale dhe brezash.
BDI është në rënie jo pse mungon struktura, por sepse mungon guximi për ta rinovuar lidershipin.
“Lideri suprem” dikur simbol i çlirimit, sot është simbol i stagnimit.
Dhe s’ka reformë të vërtetë pa fund të kultit të individit.


