Iniciativa “Kush e ka radhën?” dërgoi kumtesë deri te mediat në të cilën përgënjeshtron publikime që sot u paraqitën në rrjetet sociale dhe përmes, siç thonë, mediave propaganduese. Bëhet fjalë për video-xhirime të cilat, siç tyre, rrejshëm e lidhin iniciativën me onlajn bisedë midis një grupi të studentëve dhe një vajze nga Serbia.
“Iniciativa jonë nuk ka kurrfarë lidhshmërie me atë hirrje, as nuk kemi qenë të përfshirë në çfarëdo lloj bisedash për formim të organizatave të reja studentore. Është e mjaftueshme që të shikohet vetë xhirimi – emri ‘Kush e ka radhën?” nuk përmendet as njëherë, ndërsa logoja jonë është amatore dhe qëllimisht është vendosur në cep të videos”, thuhet në kumtesë.
Nga iniciativa theksojnë se janë lëvizje qytetare, pa prapavijë politike, dhe se nuk kanë qëllim të inkuadrohen në organizim studentor ose ta instrumentalizojnë.
“Studentë, besojmë në aftësinë tuaj që të distancoheni nga ndikime partiake dhe të jashtme”, apelojnë ata.
Sipas “Kush e ka radhën?”, publikimi paraqet tentim për shpifje dhe manipulim nga elita politike, e cila, siç thonë ata, “ka frikë nga pakënaqësia autentike civile”.
“Në vend që t’u përgjigjen kërkesave për drejtësi, përgjegjësi dhe siguri, ata po përdorin manipulime transparente, lajme të rreme dhe spine mediatike. Presionet nga profilet e rreme, mediat propagandistike, si dhe nga strukturat e policisë dhe parapolicisë, vetëm sa do të forcojnë më tej vullnetin tonë”, thonë ata.
Nga iniciativa me vendosmëri porosisin se nuk janë të lidhur me asnjë parti politike dhe se dënojnë çdo përpjekje për partizanizimin e lëvizjes.
“Revolta jonë nuk është mjet për pikë politike, por thirrje për një jetë dinjitoze. Kjo propagandë mizore nuk do të na heshtë. Nuk do të lejojmë që të mbytet çdo zë i ri, i pavarur dhe i lirë. Nuk do të lejojmë që elitat të vazhdojnë të na shkelin. Sot ne jemi në shënjestër të manipulimeve dhe lajmeve të rreme. Kush e ka radhën?”, thuhet në demantin nga Iniciativa.