Në Delemon të Zvicrës, sot dhe nesër do të mbahet Kuvendi rajonal Evropa e Asamblesë parlamentare të Frankofonisë (APF) ku do të marrë pjesë Xhevat Ademi, kryetar dhe Vesna Damçevska-Ilievska, nënkryetare e parë e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë (APF).
Siç informoi shërbimi kuvendor për shtyp, pjesëmarrësve në këtë konferencë do t’iu drejtohet Zhak Krabal, sekretar i përgjithshëm parlamentar i Asamblesë parlamentare të Frankofonisë, Zhan-Pol Val, shef i Misionit Evropë të Asamblesë parlamentare të Frankofonisë (APF), Pjer Andre Kont, kryetar i Seksionit të Jurës në APF, David Ere, ministër dhe përfaqësues i Qeverisë së jurës, Gabriel Vuarol, kryetar i Parlamentit të Jurës dhe personalitete dhe ekspertë të tjerë.
Pjesa punuese e sesionit do të organizohet në dy panel diskutime. Në panelin e parë do të debatohet për Të drejtën e vetëvendosjes së popujve si parim juridik: gjendja në Evropë, përderisa në panelin e dytë do të debatohet për Demokracinë e drejtpërdrejtë dhe nismën qytetare në procesin e sjelljes së ligjeve. për këto tema pjesëmarrësve me fjalime të tyre do t’iu drejtohen ekspertë të shumtë nga sferat përkatëse. .