Delegacioni i Alternativës, i kryesuar nga kryetari Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Ankara realizoi takim edhe me këshilltarin shqiptar të Presidentit Rexhep Tayip Erdogan, Sabri Demiri.
Keshilltari Sabri Demiri, i cili është nga Shkupi, delegacionin e Alternativës e priti në zyrën e tij në Presidencë me mikpritjen tipike shqiptare dhe në një ambient vëllazëror.
Kryetari Afrim Gashi i shprehu falënderime këshilltarit të presidentit për punën e tij të palodhshme, duke theksuar se për shqiptarët është nder të kenë këshilltar të një shteti të madh dhe mik, siç është Turqia.
Pjesë e delegacionit të Alternativës ishin edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dhe zëdhënësi – njëherësh edhe drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Orhan Murtezani.