Më 11 maj 2017, një delegacion i përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi Maqedoninë, si pjesë e një vizite rajonale për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë klimën politike demokratike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit. Delegacioni dypartiak, i udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kryetar i Komitetit gjyqësor, u takua me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me deputetë dhe prokuroren speciale Katica Janeva. Përveç kësaj, delegacioni u takua edhe me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Poposki, ndërsa në kazermat Ilinden, Batalioni i policisë ushtarake prezantoi pajisjet e financuara nga SHBA. Gjatë takimeve, delegacioni diskutoi përforcimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, bashkëpunimin ushtarak, dhe procesin për formimin e qeverisë.
Data 25.03.2026
Aktuale
- LSDM dhe BDI kritika qeverisë për çmimet dhe krizën, opozita kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve
- BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit dhe sekretet bërthamore të Izraelit
- Ponari: Gëzuar Ditëlindjen President Ilir Meta, Për mua do të mbetesh gjithmonë Komandanti!
- Ndalohen gjashtë persona në Kumanovë për organizim të përleshjeve me qen
- Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë në Serbi! MPB e Serbisë: Shfaqën simbole të “Shqipërisë së Madhe”
- Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!
- Cilat janë kompanitë që fituan tenderin për projektimin në Porto Romano! Filiali i kompanisë holandeze në Shqipëri, probleme me pagimin e taksave, çfarë ndodhi
- Policia shqipton 39 gjoba ndaj transportuesve publikë të udhëtarëve

