Duke marrë parasysh trendet e guximshme të votuesve shqiptarë në Maqedoni në zgjedhjet e fundit parlamentare shtohen parashikimet se këto mund të kenë një vazhdim edhe në zgjedhjet lokale që do mbahen këtë pranverë. Analiza nga njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni parashohin tanimë me të madhe se në kontekstin politik lokal mund të rezultojnë në zgjedhje të kryetarëve të pavarur në disa komuna të vendit. Kjo sidomos ndikuar edhe nga përçarjet e mëdha partiake që në shumë qytete prodhon deri në tre e më shumë faktorë politik shqiptarë që mund të përcaktojnë fituesin. Te shqiptarët më nuk është rasti i binomeve që shpesh determinonin zgjedhjet lokale.
Prej kandidatëve të mundshëm të pavarur deri më tani më shumë është përmendur analisti Visar Ademi i cili ka edhe një bekraund të madh në organizata joqeveritare dhe aktivizim civil. Almakos mësoi se qarqe të ndryshme afaristësh dhe aktivistësh nga Gostivari me të madhe e shohin si një opsion të shëndoshë për ardhmërinë e Gostivarit dhe shqyrtojnë mundësitë e kandidimit të tij dhe sigurimit të përkrahjes për të nga sa më shumë shtresa të gjera të qytetarëve të Gostivarit. Almakos kontaktoi z.Visar Ademin i cili enkas për Almakos u prononcua se ai vet ende nuk ka ndonjë vendim të prerë dhe se për momentin nuk dëshiron të komenton më shumë. I pyetur për trendin e pritshëm të kandidatëve të pavarur ai na tha se nëse ajo do ishte opsion edhe në komuna dhe qytete tjera atëherë kjo do i ndihmonte atij që ende më afër të shihte edhe mundësinë e kandidimit të tij për të cilën përsëriti se nuk ka ende një vendim të prerë./Almakos