Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit në Qarkun e Vlorës, kandidatit të radhës në listën e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Rrapo Çelaj. Ai zëvendëson në këtë post Shkëlqim Selamin.
Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ, thuhet se pas verifikimi paraprak i kandidatit ka rezultuar se ai nuk është dënuar asnjëherë nga organet gjyqësore në vend.
Deputeti që zëvendëson Dashamir Tahirin është Edmond Skënder Zejno.
Edhe kandidati në fjalë sipas KQZ-së, është i padënuar. Pritet që dy deputetët e rinj të betohen në seancës e radhës parlamentare.
Kreu i KQZ-së Denar Biba tha se vendimet e Komisionit hyjnë në fuqi menjëherë sapo të miratohet dhe publikimet në Fletoren Zyrtare bëhen vetëm për njoftim.
6 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)