Deklaratë e Këshillit Koordinues Kombëtar të Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut në lidhje me Regjistrimin e popullsisë 2021
Тë nderuar publik, të nderuar përfaqësues të mediave,
Ne si Këshilli Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në RSM, (që përfshin të gjitha OJQ-të turke, subjektet politike të komunitetit turk, intelektualë të shquar turq, profesorë universiteti dhe figura të tjera me ndikim nga komuniteti turk në vend) që nga fillimi i registrimit 2021 ne e ndoqëm në mënyrë aktive dhe me kujdes të gjithë procesin, duke bërë përpjekje të mëdha për zbatimin e suksesshëm të tij.
Rezultatet dhe përqindjet e publikuara më 30 mars 2022 numrat nga ES nuk përfaqësojnë pasqyrën e vërtetë të popullit turk në vend, pra shifrat dhe përqindjet janë të nënvlerësuara.
Kur krahasojmë të dhënat tona nga vendbanimet e ndryshme ku jetojnë turqit me të dhënat e publikuara, shohim një ndryshim të madh mes të dhënave.
Theksojmë edhe një herë se sipas fakteve të paraqitura në Ankesë, populli turk në RSM në asnjë rrethanë nuk i njeh shifrat dhe përqindjet e regjistrimit.
Si Këshill Koordinues Nacional për Regjistrimin e Popullit Turk në RSM, sot kemi dorëzuar një Ankesë me fakte dhe argumente se i gjithë regjistrimi është bërë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Janë shkelur edhe shumë të drejta të parashikuara në Kushtetutën e RSM-së.
Siç e theksuam më 30 mars 2022, ne si popull turk, shifrat dhe përqindjet e publikuara për turqit në regjistrim i shënojmë si joreale dhe informojmë publikun se nuk i njohim rezultatet dhe nuk i pranojmë.
Kërkojmë nga ES që të anulojë rezultatet e regjistrimit dhe ta shpallë atë të pavlefshëm.
Theksojmë se sa i përket rezultateve të regjistrimit, do të vazhdojmë të përdorim maksimalisht të gjitha të drejtat e tjera ligjore dhe demokratike.
Me respekt…