04 April
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, është ftuar për bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë (MPJ) për të diskutuar rreth deklaratave dhe komenteve të shpeshta nga funksionarët e lartë në Tiranë. Sipas MPJ-së komentet e shpeshta fyese nga persona zyrtarë në Shqipëri janë në dëm të marrëdhënieve në rajon dhe nxisin retorikë nacionaliste.
“Në takim u theksua se deklaratat e kryetarit të Qeverisë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për binacionalitet dhe ndryshim të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, janë involvim i hapur në punët e brendshme të Republikës Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si ‘sllavomaqedonas’ është fyes dhe diskriminues ndaj maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Porositë e tilla janë provokim serioz për fqinjësi të mirë të cilën duam ta kultivojmë dhe se ata bëjnë dëm afatgjatë në marrëdhëniet në rajon dhe nxisin retorikë ekstremiste “, thuhet mes tjerash në kumtesën e MPJ-së.