Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi dhe bartësi i listës në zonën e katërt zgjedhore, pas votimit në Strumicë, theksoi se dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë.
“Dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë dhe për Republikën e Maqedonisë, është dita kur zgjedhim jetën dhe ardhmërinë e vendit tonë.
Sot është dita kur zgjedhim Maqedoninë e përparuar, të lirë dhe të bashkuar, dhe hapi i parë drejt asaj është vullneti i qytetarëve i shprehur lirshëm.
Shpresoj se sot do të ndodhë kjo”, theksoi Zaevi.